MAQEDONI E VERIUT– Janë publikuar pamje të reja nga nata tragjike në klubin e natës në Koçan të Maqedonisë së Veriut.
Në këtë video shihen momentet e tmerrit teksa të rinjtë të panikosur kanë tentuar të shpëtojnë nga zjarri vdekjeprurës.
“Ikni sa më shpejt, sa më shpejt.”- dëgjohen të bërtiturat e personave të pranishëm.
Kujtojmë se zjarri që shpërtheu në klubin e natës “Pulse”, në Koçan të Maqedonisë së Veriut, mëngjesin e 16 Marsit, u mori jetën 59 persona dhe ka djegur rëndë mbi 150 të tjerë.
Zjarri shpërtheu gjatë një koncerti me mbi 500 pjesëmarrës, duke u përhapur me shpejtësi pas ndezjes së mjeteve piroteknike. Autoritetet kanë nisur një hetim të gjerë, ndërsa vendi ka shpallur një javë zie kombëtare./Radar.al

