Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Forcat Detare zhvillojnë stërvitje në Pashaliman, testohet gatishmëria operacionale dhe reagimi në situata të ndryshme detare

    Dosja Metamorfoza, GJKKO dënon Pëllumb Gjokën dhe Ardrit Hasanbegajn

    GJKKO lëshoi masë arresti për të, dorëzohet në polici Erjon Rama

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Igli Tare e “piketon” në rast zyrtarizimi te Milani, futbollisti i Kombëtares mund të vishet kuqezi

    April 23, 2025

    Igli Tare e ka dëshmuar që futbollistët shqiptarë kanë qenë pjesë të projektit të tij, Vedat Muriqi i fundit, Elseid Hysaj në vitin 2021 apo Strakosha më herët kur ishte drejtor i Lacios.

    Ndërsa është në negociata të avancuara me administratorin e përgjithshëm të Milanit, ai ka piketuar disa lojtarë, të cilët mund t’i bashkohen klubit italian, si dëshirë e tij apo edhe një strategji për ndërtimin e një skuadre simpatike për sezonin e ri në kampionatin italian.

    PIKETOHET ISMAJLI

    Edhe pse nuk ka ende asgjë zyrtare për afrimin e Iglit te Milani, “Panorama Sport” mëson se një nga futbollistët shqiptarë, i cili mund të jetë nga lëvizjet e para të tij me kuqezinjtë, është edhe Ardian Ismajli. Mbrojtësi i Kombëtares është një opsion shumë i mirë për një kalim të tillë dhe madje janë disa arsye pse ai është i favorizuar për të shkuar te Milani, gjithmonë nëse Tare zyrtarizohet.

    Igli do ta sugjeronte me kënaqësi sepse Ismajli ka zhvilluar një sezon të mirë me Empolin dhe në ndeshje të caktuara kundër ekipeve të forta ka dalluar me paraqitjen e tij, duke treguar se është në nivelin e duhur. E dyta, Ismajli del lojtar i lirë në fund të këtij sezoni sepse i përfundon kontrata me Empolin dhe përderisa një rinovim nuk ka ardhur deri tani, mbrojtësi do të dalë i lirë në treg dhe nuk do të kishte asnjë shpenzim për Milanin që do ta përfitonte falas, përveç pagës së tij vjetore, e cila me një rritje të llogaritur mirë, nuk rëndon arkat e klubit.

    Një plus tjetër që 28-vjeçari ka, është edhe njohja e Serisë A. Ismajli nuk është një i huaj që sapo ka zbarkuar në Itali dhe nuk dihet nëse do të përshtatet, por ai luan sezonin e pestë në Serinë A dhe ka fituar një lloj eksperience dhe i njeh të gjitha fushat. Tare shquhet për nuhatjen e tij dhe ndërtimin e një skuadre pa shumë shpenzime që mund të synojë trofe dhe duke parë problemet e Milanit në mbrojtje, Ismajli do të bënte shumë punë dhe padyshim që do të ishte një alternativë cilësore në mbrojtje. Shumë shpejt pritet të marrë drejtim edhe çështja e Tares te Milani dhe për Ismajlin do të ketë të reja./PanoramaSport

    “Mbaje kokën lart dhe ec përpara”/ Livia Brunga takon për herë të parë të atin pas 22 vitesh

    “Ishte mik i madh i kombit tonë”, Berisha rrëfen bisedën me Papa Françeskun

    Ar*a e paketuar si dhuratë, arrestohet 23-vjeçari që donte ta shiste

    futbollisti i Kombëtares Igli Tare Milani
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Forcat Detare zhvillojnë stërvitje në Pashaliman, testohet gatishmëria operacionale dhe reagimi në situata të ndryshme detare

    June 18, 2026

    Dosja Metamorfoza, GJKKO dënon Pëllumb Gjokën dhe Ardrit Hasanbegajn

    June 18, 2026

    GJKKO lëshoi masë arresti për të, dorëzohet në polici Erjon Rama

    June 18, 2026

    Revolucion në transportin hekurudhor, ja sa do të zgjasë udhëtimi Tiranë-Durrës dhe Tiranë-Rinas

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.