Site icon Informohu siç duhet

Iftari i 1-rë bashkon amerikanët, Spiropalin dhe Tedi Blushin

Iftari i parë i Ramazanit bën bashkë amerikanët, Spiropalin dhe Tedi Blushin

TIRANË– Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali përmes një postimi në Facebook ka ndarë disa foto nga iftari i parë i Muajit të shenjtë të Ramazanit.

Spiropali shihet e ulur në të njëjtën tavolinë me Kreun e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, pro vihet re se ka pasur shumë personazhe të njohur të politikës dhe zyrtarë tëe lartë të ftuar në këtë iftar.

Në një prej imazheve të publikuara nga Spiropali teksa shihet duke takuar juristen e njohur Eni Çobani, pas saj shfaqet edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Gjithashtu ka pasur edhe zyrtarë të lartë amerikanë në iftarin e parë të Muajit të Ramazanit 2025 të këtij viti.

POSTIMI I PLOTË I SPIROPALIT: 

“Iftari i parë i Muajit të Ramazanit, shtruar nga Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu.

Agjërim të lehtë dhe të pranuar për të gjithë!”/Radar.al

Exit mobile version