Marina Vjollca rikthehet në Top Channel pas një eksperienca disa vjeçare në Tv Klan.
Ajo do të prezantojë emisionin “Për Shqiptarët”, të premten ora 21:00. Promon e ka shpërndarë edhe producentja Sara Hoxha e cila i uron mirëseardhjen ‘në shtëpi’.
Në klip dëgjohet Marina teksa thotë: Jam shumë e mërzitur.
Zëri në sfond: Të të them një barcaletë të të këndoj një këngë. Duhet të kthehesh ti e di çfarë të gëzon çfarë të bën ajo që je, nëse nuk e bën për veten, bëje për shqiptarët.

Kujtojmë se Marina Vjollca nga televizioni Top Channel, nisi karrierën e saj dhe arriti kulmin e suksesit.
Marina u bë pjesë e Tv Klan në 2017 dhe pas 7 vitesh bashkëpunim rikthehet në ekranin e TCH.