Mbetet enigmë fati i turistit Australian, Cameron Twiss, i cili para 5 javë e gjysmë, humbi gjurmë në Alpet shqiptare.
28-vjeçari nga Adelaide, mësohet t’i ketë lënë të gjitha gjërat personale në hostelin ku qëndronte në Valbonë dhe u nis në drejtim të Thethit.
Ndonëse autoritetet shqiptare organizuan operacione për kërkimin e tij, asgjë e re nuk doli në pah.
Autoriteteve vendosi që t’u vinte në ndihmë dhe vëllai Cameron nga Australia, por akoma nuk është gjetur ndonjë gjurmë.
Turisti mësohet se mëngjesin e 13 tetorit kishte dalë nga hoteli për të ndërmarrë rrugën që lidh Valbonën me Thethin dhe nga ai moment është zhduku.
Udhëtimi 10 orësh përfshin një distancë prej 17 km në një zonë malore, ku prania e një guide lokale është e rekomandueshme, por 28 vjeçari zgjodhi ta bëjë vetë.
Në kërkim të tij u angazhua dhe një ekip nga Kosova, si dhe dronë, ndërkohë që më 2 nëntor operacionet u ndërprenë.

