Site icon Informohu siç duhet

I vri*te dhe i digjte të pastrehët në shtëpi, arrestohet 37-vjeçari

Horror në Argjentinë. Një burrë 37-vjeçar është arrestuar në provincën veriperëndimore të Jujuy, i akuzuar për vrasjen dhe copëtimin e të paktën pesë personave, shumica të pastrehë dhe të moshuar.

Sipas autoriteteve, i dyshuari u ofronte viktimave punë, i ftonte në shtëpinë e tij dhe më pas i vriste me brutalitet makabër. Prokuroria ka konfirmuar gjetjen e kockave, gjaku, lëkure njerëzore, madje edhe një hundë në banesën ku ndodheshin edhe një furrë e improvizuar për djegien e trupave.

Zbërthimi i rastit nisi pas zhdukjes së disa personave dhe verifikimit të pamjeve të kamerave të sigurisë, që çuan hetuesit te shtëpia e autorit.

Një adoleshent 16-vjeçar, që jetonte në shtëpi dhe u prezantua si nipi i autorit, vendosi të tregojë gjithçka:

“Ai dilte të premteve dhe sillte njerëz që i mashtronte me punë. Pinin diçka, pastaj… unë ikja, sepse e dija çfarë ndodhte: i vriste, i priste, i digjte dhe i hidhte në qese plehrash.”

Hetimet po vijojnë me analizimin e mbetjeve dhe krahasimet e ADN-së për të identifikuar viktimat. Autoritetet nuk përjashtojnë që numri i të vrarëve të jetë edhe më i madh.

Exit mobile version