Përmes një postimi në Facebook deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka njoftuar se i ka dërguar letër presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe ambasadorit të ShBA-së në Beograd, Christopher Hill si dhe atij të OSBE-së në lidhje me zgjedhjen e gjyqtarëve në Bujanoc.
Më tej ai ka thënë se zgjedhja e gjyqtarëve në Bujanoc është në kundërshtim me ligjin dhe parimet e barabartësisë duke theksuar se është shkelje e qartë e të drejtave të pakicave kombëtare.
POSTIMI I PLOTË I SHAIP KAMBERIT:
Zgjedhja e gjyqtarëve në Bujanoc në kundërshtim me ligjin dhe parimet e barabartësisë është shkelje e qartë e të drejtave të pakicave kombëtare. Nga ambasadori SHBA në Beograd dhe ai i OSBE poashtu në Beograd kërkova një përgjigje urgjente për respektim të plotë të përbërjes kombëtare në institucionet e drejtësisë. Me një shkresë tjetër kërkova nga presidenti i Serbisë ndërprerjen e këtij diskriminimi ndaj shqiptarëve dhe fillimin e realizimit të Planit 7 pikësh.