Informohu siç duhet

I vështirësoi ndeshjen/ Asani ndërron fanellën me rivalin pas humbjes ndaj Ukrainës

TIRANË– Jasir Asani me një sforco e nisi titullar dje për Shqipërinë, ndërsa kuqezinjtë humbën 1 me 2 kundër Ukrainës. Vetëm pjesën e parë qëndroi në fushë sulmuesi i Kombëtares, që më pas u zëvendësua nga Bajrami.

Në përfundim të ndeshjes, Asani shpërndau një foto në rrjetet sociale ku tregonte se kishte ndërruar fanellën me Vitali Mikolenkon. Ky i fundit po ashtu luajti titullar tek Ukraina.

Madje ishte dhe rival i drejtpërdrejt për Asanin, pasi luajti në krahun e majtë të mbrojtjes duke ia bërë mjaft të vështira minutat në fushë sulmuesit shqiptar./PanoramaSport

Exit mobile version