PRISHTINË– Ish-banorja e BBVKS1, Juliana Nura, ka reaguar në Instagram sa i përket ngjarjes së rëndë që ka ndodhur më 1 Gusht në Pejë, ku për pasojë reperi shqiptar Noizy është arrestuar ndërsa Stresi është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës.
Juliana shprehet se i kanë ardhur shumë mesazhe në Instagram sa i takon kësaj ngjarje, ku është përfshirë edhe Stresi, ku sipas saj këngëtari është një mashkull besprem. Ajo thotë se ai nuk ka burrëri.
Kujtojmë se ditën e djeshme Gjykata e Tiranës ka caktuar masën “arrest në burg” për Noizyn dhe për Bahtjar Bajraktarin, mikun e tij. Vendimi është marrë me qëllim ekstradimin e tyre drejt Kosovës. Arrestimi i tyre u bë në Shëngjin me kërkesë të autoriteteve të Kosovës, nën akuzën se bashkë me 7 persona të tjerë kanë dhunuar personazhin e TikTok-ut, Medi Isenin.
