RINAS– Ditën e sotme është ekstraduar nga Spanja 39-vjeçari shqiptar, Kreshnik Haxhiaj pasi ishte i shpallur në kërkim nga GJKKO për veprimtari terroriste.
Ekstradimi është bërë i mundur nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë e Antiterrorit, Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe autoritetet spanjolle duke e finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Deportimi”.
Kreshnik Haxhiaj ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2024 ishte dënuar nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me 4 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”./Radar.al