Site icon Informohu siç duhet

“I rrahëm në shtëpinë e tyre”, Rey Manaj pas fitores historike ndaj Serbisë: Një nga ditët më të bukura të jetës sime

Kombëtarja e Shqipërisë ka shkruar histori në Leskovac, duke mposhtur Serbinë me rezultatin 1-0 në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Heroi i mbrëmjes ishte Rey Manaj, autor i golit të vetëm të takimit në pjesën e parë, që vulosi një fitore të madhe për kuqezinjtë.

Pas ndeshjes, sulmuesi shqiptar nuk fshehu emocionet:
“Është një nga ditët më të bukura të jetës sime. Pas ndeshjes së parë me Serbinë disa komente nuk i meritoja, por i kam harruar. Kemi familje, prindër, motra… e rëndësishme është që sot Shqipëria dhe Kosova janë krenare me ne.”

Manaj tregoi se kishte luajtur me dhimbje pas një goditjeje në gju, por theksoi se fitorja ishte meritë e gjithë ekipit:

“Edhe Daku e meritonte të luante, si të gjithë të tjerët. Nuk ka rëndësi kush luajti, rëndësi ka që Shqipëria mori tri pikët. U them të gjithëve të shijojnë këtë moment.”

Në fund, Manaj rikujtoi me krenari përballjen e parë me Serbinë dhe thelbin simbolik të triumfit të sotëm:
“Para 11 vitesh kemi luajtur me Serbinë, sonte i rrahëm në shtëpinë e tyre. Duhet të kënaqemi dhe të festojmë të gjithë.”

Për festimin e golit me shqiponjë, Manaj tha me buzëqeshje: “S’e pash që mora karton, unë festova me shqiponjë.”

Exit mobile version