Ditën e sotme Policia e Korçës ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për shtetasit P. L., 62 vjeç, V. Gj., 58 vjeç për shkak të aksidentimit të shtetasit A. Xh., 27 vjeç, ditën e djeshme gjatë orarit të punës.
Shtetasi P. L., 62 vjeç, drejtues teknik i firmës së ndërtimit që merrej me rikonstruksionin e banesës dhe për të ka nisur procedimi penal për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Gjithashtu edhe për shtetasin V. Gj., 58 vjeç, pronar i banesës, i cili është proceduar për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi nga verifikimet e kryera për këtë rast, rezultoi se punimet e ndërtimit në këtë banesë po kryheshin pa lejen e organeve kompetente.
NJOFTIMI I POLICSË:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për shtetasin A. Xh., i cili u rrëzua aksidentalisht, gjatë punës për rikonstruksionin e një banese, ju informojmë se u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-P. L., 62 vjeç, drejtues teknik i firmës së ndërtimit që merrej me rikonstruksionin e banesës, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”;
-V. Gj., 58 vjeç, pronar i banesës, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi nga verifikimet e kryera për këtë rast, rezultoi se punimet e ndërtimit në këtë banesë po kryheshin pa lejen e organeve kompetente.
Shtetasi i dëmtuar A. Xh. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.