Ditën e sotme mësohet se është arrestuar anëtari i grupit kriminal, i cili u shpall në kërkim nga policia para dy ditësh.
I riu i identifikuar si Leonard Koleci është vënë në pranga pasi referuar hetimeve të bëra mësohet se bashkë me anëtarët e grupit ka kryer vjedhje në dy biznese të Fushë Krujës.
Gjatë fazës së parë të operacionit të zhvilluar sot, policia bën me dije se u vunë në pranga 4 pjesëtarë të grupit në kidhje me 2 vjedhjet e kryra.
Policia e Krujës në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, mësohet se kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Kolecin, i cili ishte shpallur në kërkim që prej datës 2 prill.
Më tej mësohet se po vijon [puna për arrestimin e 2 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit, si dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.