TIRANË– Ka kaluar vetëm një ditë pas vendimit të gjykatës së apelit të posaçëm që e rikthehu në burg Avokatin Alban Bengasi, sot ky i fundit është paraqitur në drejtori të policisë së Tiranës.
Pas procedurave të kryera në polici ai do të dërgohet ne një burg të sigurisë së lartë.
Ai u la i lirë në fund të korrikut pasi shkalla e parë ia uli dënimin deri në 1 vit e 4 muaj burg. Për shkak të afateve ai fitoi lirinë. Pas ankimimit të bërë nga SPAK, çështja i kaloi apelit ku kjo e fundit vendosi t’ia rrisë dënimin Bengasit duke e dënuar përfundimisht me 4.6 vite burg edhe ne aplikim te gjykimit të shkurtuar.
Akuza ndaj Bengasit është dhune në familje në kuadër të grupit strukturuar kriminal. I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani tregoi episodin ku Bengasi kishte ofruar 120 mije euro për vrasjen e gruas së tij./Radar.al
Planifikoi ekzekutimin e ish-gruas së tij, Gjykata jep vendimin për avokatin e njohur