Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Mateo konfirmon ribashkimin me Brikenën, një foto romantike i jep fund aludimeve

    Messi thyen rekord historik në Botëror, bëhet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave

    Lëvizje në Policinë e Shtetit, ndryshojnë drejtuesit në Shkodër dhe Malësi të Madhe

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    I morën jetën për borxhin? Zbardhet dëshmia e policëve që ishin në lokal me Klaudio Prendin

    November 20, 2024

    “Kur po shkonim te makinat tona, dëgjuam për ngjarjen, nuk pamë asgjë”. Këto mësohet të kenë qenë disa nga fjalët që kanë deklaruar miqtë e Klaudio Prendit në Polici, në dëshminë e tyre për ngjarjen e rëndë që tronditi Tiranën.

    Ishin ata, shokë të viktimës, që e dërguan me mjetin e të riut në spital Klaudion, që më pas humbi jetën nga plagët e marra nga arma me silenciator.

    Shokët e tij, të cilët janë edhe efektivë policie, kanë deklaruar se ishin me Klaudion para vrasjes, por shprehen se viktima nuk kishte shfaqur shqetësime dhe nuk ka treguar për ndonjë problem.

    Ata kanë dëshmuar se qëndruan së bashku për rreth dy orë në një bar kafe në zonën e Xhamllikut në Tiranë, e më pas kanë lëvizur në drejtime të ndryshme.

    Gjatë kontrollit të makinës qe u dogj në Farkë, efektivët kanë gjetur edhe armën e llojit pistoletë. Edhe ajo ishte plotësisht e djegur.

    Sot 28-vjeçarit Klaudio Prenga i jepet lamtumira e fundit.

    Motivet e kësaj vrasjeje momentalisht nuk dihen, megjithatë policia po heton në disa pista. Ndër më të besueshmet duket se janë konfliktet për shkak të borxheve.

    Sipas burimeve, viktima dyshohet që ketë pasur një borxh prej 15 mijë eurosh për të kthyer, e për këtë dyshohet ishte konfliktuar fizikisht pak ditë më parë.

    27-vjeçari ishte djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi. Ky i fundit në dëshminë e tij ka thënë se ishte në dijeni që djali i tij kishte konflikte me të tjerë, por nuk e mendonte se do të përfundonte deri në atentat.

    Klaudio Prendi u ekzekutua me armë zjarri në zonën e Porcelanit në Tiranë, rreth orës 01:00 të së martës. Ai u vra në momentin që la lokalin ku po qëndronte me miqtë dhe hipi në automjet. Autorët po e prisnin dhe e qëlluam me armë me silenciator pa zbritur nga makina e tyre. Më pas u larguan dhe e dogjën mjetin në zonën e Farkës.

    borxhi deshmia e shokeve police Klaudio Prendi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Mateo konfirmon ribashkimin me Brikenën, një foto romantike i jep fund aludimeve

    June 22, 2026

    Messi thyen rekord historik në Botëror, bëhet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave

    June 22, 2026

    Lëvizje në Policinë e Shtetit, ndryshojnë drejtuesit në Shkodër dhe Malësi të Madhe

    June 22, 2026

    Rama pas takimit me Macron: Kënaqësi të takoja Presidentin e Francës në Paris

    June 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.