Site icon Informohu siç duhet

I morën jetën gabimisht në Memaliaj, gjyshja e Gledian Mukës: Punonte për bukën e gojës

I morën jetën gabimisht në Memaliaj, gyshja e Gledian Mukës: Punonte për bukën e gojës

Hava Muka, gjyshja e Gledian Mukës, kamarierit të pafajshëm që i morën jetën gabimisht gjatë atentatit në Memaliaj, gjatë ditës së sotshme ka dhënë një deklaratë për media.

Gjyshja kërkon drejtësi për nipin e saj.

Ajo thotë se 36-vjeçari ishte një person i mrekullueshëm, i cili nuk kishte lidhje me veprimtaritë kriminale. Hava Muka shtoi se Glediani kishte një vit që punonte si kamerier për të siguruar bukën e gojës për familjen e tij.

“Djalin e kemi patur flori e shkuar floririt. Nuk e prisnim që të vritej djali, Ai punonte atje kamerier për bukën e gojës. Përse ma vranë djalin, përse?! E kishte lënë punën dhe po rrinte atje se ishte vapë. Unë jam gjyshja, në këto kushte kërkojmë të drejtën e djalit, përse na i vranë. Çfarë bën shteti, i morën jetën djalit! Floriri i nënës! Duam drejtësi që na vranë djalin pa faj, duke punuar. Ishte i ndershëm dhe punëtor. Kishte një vit që punonte atje kamerier. Punonte aty për bukuri. Një djalë i mrekullueshëm. E kishim yll mezi e kemi rritur”, tha gjyshja.

 

Exit mobile version