Site icon Informohu siç duhet

I kërkojnë llogari pas eliminimit nga Kupa, Granit Xhaka përplaset me tifozët e Leverkusenit

I kërkojnë llogari pas eliminimit nga Kupa, Granit Xhaka përplaset me tifozët e Leverkusenit

Granit Xhaka

Mesfushori i Bajer Leverkusenit, Granit Xhaka ka pasur një përplasje me tifozët e ekipit të tij pas eliminimit nga gjysmëfinalja e Kupës së Gjermanisë nga klubi i Bundesliga 3, Arminia Bielefeld.

Kalimi i Arminia Bielefeldit në finale ishte po aq befasues edhe sa eliminimi i Leverkusenit, i cili shihej si favorit absolut por u mposht me rezultat 2-1 në ‘Schuco Arena’.

Ky eliminim nuk ka kaluar lehtë nga tifozët e “Aspirinave”, të cilët kishin udhëtuar për këtë ndeshje dhe kanë kërkuar llogari nga lojtarët pas humbjes. Xhaka, ishte njëri nga lojtarët që shkoi te tribuna e tyre për të kërkuar falje dhe diskutuar, por jo gjithçka shkoi mirë.

Ai u pa duke debatuar me tone të ashpra me disa nga tifozët dhe ai moment po bën xhiron në rrjetet sociale./PanoramaSport

E zhdukur prej 25 Marsit në Itali, gjendet e vr*rë në pyll 22-vjeçarja shqiptare

E vr*u dhe e futi brenda një valixheje/ Ilaria Sula gjendet e vd*kur në pyll, arrestohet i dashuri filipinez

E vr*u me th*kë në apartamentin e tij/ Si i dashuri filipinez përdori celularin e Ilaria Sulës pasi e hodh në pyll

Exit mobile version