LUSHNJE– Një shtetas 43-vjeçar është dhunuar rëndë të enjten e 20 Marsit në Lushnje, nga dy të rinj të moshës 20 dhe 23 vjeç, Enea Korreshi dhe Irgi Nasufi.
Bëhet me dije se Fabjol Hysi , i cili nuk flet dhe nuk dëgjon, prej plagëve të marra në kokë, është transportua te Trauma. Nëna e tij, Fatbardha Hysi në një reagim për Neës24 ka deklaruar se gjendja e tij shëndetësore vijon të mbetet kritike, pasi i është çarë kafka me gurë.
“Djalit i kanë çarë kafkën me gurë. Të premten djali iu nënshtrua një operacioni, por gjendja shëndetësore e djalit vijon të jetë kritike. Ngjarja ndodhi të enjten, kur djali sapo doli nga xhamia” ka thënë ajo.
Nëna e tij deklaron se njëri prej autorëve është fqinj i tyre, por më herët djali nuk i ka shprehur shqetësime.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit arrestuan në flagrancë shtetasit I. N., 20 vjeç dhe E. K., 23 vjeç, të dy banues në Lushnjë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me gurë, një 43-vjeçar, i cili aktualisht është në kujdesin e mjekëve.
“Djalit i kanë çarë kafkën me gurë. Të premten djali iu nënshtrua një operacioni, por gjendja shëndetësore e djalit vijon të jetë kritike. Ngjarja ndodhi të enjten, kur djali sapo doli nga xhamia
Me fqinjët nuk kemi probleme. Djali nuk më ka shprehur më parë shqetësime, nuk e di shkakun përse dy të rinjtë e sulmuan”, ka nëna e 43-vjeçarit.
Enea Korreshi dhe Irgi Nasufi, dy të rinjtë autor të sulmit janë arrestuar nga policia./Radar.al
“Shtrëngoje pak”, Rizarta zbulon çfarë bëri me Aldon poshtë jorganit

