Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nis votimi në bashkinë e Cërrikut, në një qendër votimi probleme me pajisjen e identifikimit biometrik

    Moti i keq në Spanjë, tre persona humbin jetën nga në Tenerife

    Sot zgjedhjet e pjesshme vendore/ 335 mijë qytetarë votojnë në 5 bashki, kush janë kandidatët

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    I jep lamtumirën Torinos/ Ricci: Ato ngjyra do të mbeten përgjithmonë në zemrën time

    July 5, 2025
    I jep lamtumirën Torinos/ Ricci: Ato ngjyra do të mbeten përgjithmonë në zemrën time

    Samuele Ricci është zyrtarisht futbollist i Milanit. Mesfushori i lindur në vitin 2001 ka firmosur kontratë 4-vjeçare, me opsion për një vit shtesë. Ai vjen nga Torino për 23 milionë euro, plus 1.5 milionë euro bonuse. Me anë të një postimi në Instagram, Ricci ka përshëndetur tifozët dhe mbarë botën “granata”:

    “Të dashur tifozë të Toros, me shumë emocion po ju shkruaj për t’ju përshëndetur. Është e vështirë t’i përmbledhësh 3 vite e gjysmë në një postim në Instagram… Kam mbërritur si një djalosh dhe falë punës së mister Juric, mister Vanoli dhe gjithë stafit të tyre, jam përmirësuar shumë në këtë rrugëtim.

    Dua t’ju falënderoj për mbështetjen tuaj dhe për faktin që më keni bërë të ndihem pjesë e kësaj familjeje të madhe që në fillim. Torino është një skuadër speciale dhe ajo fanellë do të mbetet përgjithmonë brenda meje.

    Ajo që përfaqëson Torino shkon përtej futbollit. Të jesh ‘granata’ nuk është thjesht tifozeri…, është një mënyrë të qenuri, një besim që trashëgohet nga babai tek i biri. Ka qenë nder i madh ta vishja atë fanellë dhe privilegj të isha kapiten i skuadrës për një pjesë të kampionatit.

    Do ta mbaj me vete pasionin që më keni transmetuar, mikpritjen që më keni dhuruar dhe kohën që më keni falur duke më pritur te porta e stadiumit pas çdo ndeshjeje, edhe nën shi. Asgjë nga këto nuk ka qenë e marrë si e mirëqenë nga ana ime.

    Nuk harrohet kurrë ndjesia që ke si lojtar kur zbret nga autobusi në sheshin e stadiumit dhe kalon mes mijëra njerëzve për të përkujtuar emrat e të pamposhturve. Po ashtu, të prek thellë kur viziton muzeun e Torinos së madhe dhe jeton historinë e saj.

    Një falënderim i veçantë shkon për klubin, mbi të gjitha për presidentin që me mbështetjen e drejtorit më dha mundësinë ta përjetoja këtë eksperiencë të mrekullueshme.

    Më në fund përqafoj këdo që ka qenë pjesë e rrugëtimit tim dhe që ka ndarë me mua fushën e ‘Olimpico Grande Torino’, në fitore dhe humbje… Ju uroj të gjithëve më të mirën në karrierë!

    Një përqafim i veçantë për Duvan dhe Perr, të cilëve iu uroj të kthehen sa më shpejt në fushë! Ju përshëndes të gjithëve, vazhdoni ta doni këtë skuadër siç dini ta bëni”.

    I jep lamtumirën Torinos Samuele Ricci është zyrtarisht futbollist i Milanit serie A
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nis votimi në bashkinë e Cërrikut, në një qendër votimi probleme me pajisjen e identifikimit biometrik

    November 9, 2025

    Moti i keq në Spanjë, tre persona humbin jetën nga në Tenerife

    November 9, 2025

    Sot zgjedhjet e pjesshme vendore/ 335 mijë qytetarë votojnë në 5 bashki, kush janë kandidatët

    November 9, 2025

    Protagonist në derbin kundër Juventusit, Ismajli: Në pjesën e dytë kishim 2-3 raste, kemi portier të madh

    November 9, 2025
    Mos e humb
    Fokus October 18, 2025

    Ermelinda Meksi: Një modeli i ndryshimit ligjor për trafikun rrugor dhe skuterat

    Sot lexova ne shtypin austriak se Qeveria e Austrisë ka finalizuar një reformë në ligjet…

    Philipp Plein Residence, projekti që do të ndryshojë jetën e luksit në Tiranë

    NËNTË BETEJAT PËR BASHKINË E TIRANËS

    “Le të ikin shqiptarët, se do i zëvendësojmë me bangladeshas!” Marin Mema: Begaj nuk përfaqëson dot as popullin e vet

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Këto katër shenja të horoskopit do ta gjejnë dashurinë në nëntor

    Parashikimi i horoskopit 7 nëntor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Ende s’jeni gati ta falni/ Parashikimi i horoskopit 6 Nëntor 2025

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.