Site icon Informohu siç duhet

“I jam mirënjohëse Romeos”/ Jonida Maliqi: Dani ende e kujton. E merrte, e nxirrte në park me prindërit e tij

TIRANË– Këngëtarja e mirënjohur shipmate, Jonida Maliqi teksa ka qenë e ftuar në puntatën e së enjtes tek “Mirëmbrëma Yje” nga Arbana Osmani.

Në një rrëfim të sinqertë, Jonida ka zgjedhur të flasë për një kapitull të rëndësishëm të jetës së saj personale, duke u ndalur te raporti që sot ruan me ish-partnerin, Romeo Veshaj.

Ajo tregoi se marrëdhënia mes tyre vijon të jetë e qetë dhe korrekte, ndërsa periudhën që kanë ndarë së bashku e konsideron ndër më të bukurat e jetës së saj.

“Do kisha dashur që edhe me babin e Danit të kisha këtë raport që kam me Romeon sot e kësaj dite, me familjarët e tij. Më uron për çdo ditëlindje të Danit, timen, të mamit. Edhe unë e uroj atë dhe i jam shumë mirënjohëse se ka qenë një ndër partnerët e vetëm që ka bërë shumë për Danin. Kanë qenë shumë të lidhur dhe Dani edhe sot e kësaj dite e përmend, nuk e ka harruar. Mbaj mend që unë fitova Eurovisionin dhe më duhej të lëvizja gjashtë muaj, dhe i thoshte mamit: ‘Bëje Danin gati se do ta nxjerr’, edhe e nxirrte në park lojërash me prindërit e tij. Gjë shumë e rrallë për mentalitetin shqiptar.”-tha Jonida./Radar.al

Exit mobile version