Mesa duket për disa emsione ka ardhur fundi i rrugëtimit në ekranet televizive.
Sipas disa burimeve është zbuluar që emisioni “Më lër të flas” i vëllezërve Veshaj nuk do shfaqet në në ekranin e Top Channel.
Mbase vëllezërit Veshaj kanë menduar për një tjetër show që mund të vijë së shpejti. Ende nuk dihet se cilat do jenë projektet e Romeos dhe Donaldit, por mesa kemi parë secili po ndjek rrugë të ndryshme.
Donaldi është shumë i foksuar në studion e tij të arkitekturës, ndërsa Romeo po vijon udhëtimet e po shijon lidhjen me Heidi Bacin, të cilën e njohu gjatë rrugëtimit në ‘Big Brother VIP Albania’.
Se në cilin ekran do t’i shohim, e se çfarë programi do moderojnë dy vëllezërit mbetet të shihet në muajin shtator.

