TIRANË– Aktorja e njohur, Elia Zaharia përmes një video të publikuar në rrjetin social Instagram ka zbuluar arsyen përse në rrjetet sociale mban ende mbiemrin e ish-bashkëshortit të saj, Princ Lekës.
E gjitha kjo pas ndarjes së tyre të dhunshme e me sherr. Artisja, në një video të publikuar në Instagram, shpjegoi që prej 2 vitesh tenton të heqë mbiemrin e Princ Lekës, por theksoi se ka ndodhur për shkak të një problemi teknik.
Elia theksoi se ka kontaktuar me kompani IT-je për ta hequr, por shtoi se deri tani nuk ka funksionuar.
“E mbaj akoma sepse nuk hiqet, nuk varet nga unë. Kam mbi dy vite që përpiqem, në më shumë se tri kompani shumë të njohura IT, ta ndryshoj dhe nuk funksionon.”/Radar.al
