FIER– Prokuroria e Fierit ka kërkuar konfiskimin e pasurive të shtetasit Arjan Hyka. Pasi ky i fundit, i dënuar për drogë në Itali sëbashku medisa persona të tjerë pranë tij, rezultoi se kanë krijuar veprimtari të dyshuara kriminale.
Përmes një njoftimi zyrtar, Prokuroria kërkon të konfiskohen 5 apartamente në Fier, Tiranë dhe Vlorë, 2 njësi shërbimi, mbi 16 mijë metra katrorë arë dhe kuotat e 5 shoqërive të Hykës dhe personave të tjerë të lidhur me të.
Në themel të këtij aktiviteti ekonomik qëndron një shumë prej rreth 100 milionë lekësh, e deklaruar si financim i një shoqërie, por që nuk justifikohet me burime të ligjshme. Kjo shumë dyshohet se është përdorur për krijimin dhe zhvillimin e disa kompanive të tjera, duke ndërtuar një cikël ekonomik të bazuar mbi një burim fillestar të paligjshëm./Radar.al

