Site icon Informohu siç duhet

I dënuar me mbi 10 vite burg për dro*ë, arrestohet 38-vjeçari shqiptar sapo zbret në aeroportin e Italisë

Një 38-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në momentin që zbriti nga një fluturim i ardhur nga Tirana, në aeroportin e Aeroporto Internazionale dell’Umbria San Francesco d’Assisi.

Arrestimi u krye në kuadër të kontrolleve rutinë kufitare nga autoritetet italiane, të cilat konstatuan se ndaj tij ishte në fuqi një urdhër ekzekutimi i një dënimi të mëparshëm.

Sipas raportimeve, 38-vjeçari rezultonte i dënuar me 10 vite e 5 muaj burgim, në bazë të një vendimi të lëshuar më 17 qershor 2025 nga Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit të Firence, për trafikim të lëndëve narkotike.

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ai kishte precedentë të shumtë penalë, kryesisht për vepra të lidhura me narkotikët.

Pas përfundimit të procedurave, i arrestuari u dërgua në burgun Carcere di Perugia Capanne, ku iu dorëzua autoriteteve gjyqësore kompetente.

Exit mobile version