TIRANË– Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 40-vjeçar për veprën “Plagosja e rëndë me dashje”.
40-vjeçari është identifikuar si Zamir Gjuzi, i cili mbrëmjen e së premtes teksa ka qenë nën efektin e alkoolit, është përfshirë në një konflikt me 18-vjeçarin Akil Hebeja.
Gjatë përleshjes me të riun, 40-vjeçari e ka shtyrë 18-vjeçarin ku si pasojë ky i fundit ka rënë me kokë në trotuar e për rrjedhojë ka marrë është dëmtuar rëndë në pjesën e kafkës. Mësohet se Akil Hebeja ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve./Radar.al