Site icon Informohu siç duhet

I dehur në timon, 40-vjeçari përplas me makinë disa mjete të parkuara, arrestohet

E zhdukur prej 1 jave/ Policia: 48-vjeçarja dyshohet se është vr*rë nga bashkëshorti

DURRËS

Policia e Durrësit arrestoi në flagrancë shtetasin D. Z., 40 vjeç, i cili dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, duke goditur disa makina të parkuara. Gjatë ndërhyrjes, 40-vjeçari ka kundërshtuar edhe punonjësit e Policisë për kryerjen e testit të alkoolit.

Në një tjetër rast, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës referuan në Prokurori materialet për shtetasit:

A. L., 41 vjeçe, banore në Durrës, e kallëzuar nga një 37-vjeçare për fyerje dhe kanosje përmes thirrjeve dhe mesazheve në celular;

E. D., 33 vjeç, i kapur duke hedhur një sasi dheu në tokën e tij, duke shkelur ligjin në fuqi.

Po ashtu, dje është bërë kallëzim nga shtetasi A. E., 48 vjeç, për zhdukjen e të birit 15-vjeçar, i cili është larguar nga banesa dhe aktualisht policia po punon për gjetjen e tij.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme ligjore.

Radar.al

Exit mobile version