Site icon Informohu siç duhet

I buzëqeshën njëri-tjetrit në korridoret e Topit. Gjesti bën veprimin e papritur ndaj Xhenetës

I buzëqeshën njëri-tjetrit në korridoret e Topit. Gjesti bën veprimin e papritur ndaj Xhenetës

Pasi rrëmbeu fitoren e “BBVA4”, Gjesti pas pjesëmarrjes së tij në diskutimet “Post Big Brother”, ishte i ftuar special në spektaklin humoristik “Portokalli”.

Në bisedën e bërë me intervistuesin, aktorin e njohur Visjan Ukcenaj, artisti u pyet nëse ka marrë një urim nga Xheneta Fetahu, me të cilën përjetoi një romancë gjatë rrugëtimit të tij në “BBVK”.

Pyetja që iu drejtua ishte: “Të ka uruar Xheneta për fitoren?”, ndërsa përgjigjja e Gjestit ishte e shkurtër dhe plot nënkuptime: “Kush është ajo?”, tha artisti duke e injoruar ish-banoren.

Mirëpo ditën e djeshme në rrjet bëri bujë lajmi se dyshja në fjalë janë hasur shpesh herë nëpër korridoret e “Top Channel” por nuk kanë patur ndonjë bisedë mes tyre.

Exit mobile version