TIRANË- Trupi i Rayyan Alwan, vajzës palestineze e cila u vra nga i ati në banesën e marrë me qira në Tiranë, është tërhequr nga të afërmit e saj disa ditë më parë.
S’dihet ende zyrtarisht se kush e ka tërhequr trupin miqtë apo familjarët e 24-vjeçares. Miqtë e Rayyan Alwan kontaktuan New24 dy javë më parë ku shprehën dëshirën e tyre për të tërhequr trupin e 24-vjeçares. Rayyan u masakrua me thikë nga babai i saj, Fadi Alwan, i cili ndodhet në arrati.
Krimi dyshohet se ka ndodhur më 22 Shkurt pranë bllokut të ambasadave në Tiranë, në banesën që kishin marrë me qira. Personi i fundit që ka komunikuar me viktimën ka qenë i dashuri i saj libanez, të cilin e ka njohur në Gjermani. Mësohet se ai punonte në një supermarket në Gjermani pranë restorantit ku punonte Rayan.
Bisedat e zbardhura
18 shkurt 2024 ora 18:41
I dashuri: Rayan? Jam akoma këtu.
Ora: 19:03 Thirrje telefonike 4 minuta bisedë.
19 shkurt 2024
Ora: 09:17
I dashuri: Nuk më ktheve për të më qetësuar për atë që ndodhi. Çfarë ndodhi me ty mbrëmë? Nuk më more më mbrapsht në telefon.
–‐——————————-
Ora: 09:34 Thirrje e humbur
‐———————————
Ora: 09:34
Rayan: Dashuria ime, jam në aeroport tani. Të lutem kujdesu për veten. Nuk mund të flisja me ty dje sepse mami donte që të shkoja te ajo dhe të largohem. Kam fjetur në shtëpinë e saj.
———————————-
Ora: 09:35
Rayan: Kontrollo numrin e telefonit në rast se vij.
Ora: 09:46
I dashuri: Diçka si, çfarë?