Site icon Informohu siç duhet

I arrestuar me kërkesë të SPAK, Gjykata Kushtetuese merr vendim për biznesmenin Pëllumb Gjoka

Teksa pritej të dilte me vendim, sot Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar kërkesën e bërë nga biznesmeni Pëllumb Gjoka, i cili kërkone pavlefshmërinë e provave nga komunikimet në “Sky ECC” dhe “EncroChat”.

GJK me këtë vendim legjitimon si prova përgjimet nga aplikacionet ku kanë dalë shumë të dhëna që zbardhin raste korrupsioni dhe veprimtari kriminale.

Pëllumb Gjoka është i arrestuar për llogari të SPAK. Dosja “Metamorfoza” zbuloi jo vetëm grupe kriminale në Shqipëri, por edhe zyrtarë policie të përfshirë, si Oltion Bistri apo prokurori Xhevahir Lita, të cilët dalin në përgjimet e Sky ECC.

Biznesmeni iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, ku edhe kërkon “Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2023-2238(364), datë 22.12.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, të vendimit nr. 38, datë 31.08.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe të vendimeve nr. 94, datë 23.07.2023 dhe nr. 97, datë 29.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për pjesën që kanë disponuar për caktimin dhe vazhdimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj kërkuesit”

Exit mobile version