Site icon Informohu siç duhet

I akuzuar për rrëmbimin dhe vra*jen e Jan Prengës, Dritan Rexhepi fiton kohë, shtyhet seanca

I akuzuar për zhdukjen e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi bën kërkesë: Të shtyhet seanca. Zbulohet arsyeja

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në 21 maj seancën ndaj Dritan Rexhepit, i njohur si “mbreti i kokainës”, i akuzuar si organizator i rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës në janar të vitit 2020. Në seancë ishte i pranishëm edhe i pandehuri Aldo Majnishta, një nga personat e dyshuar për rrëmbimin e viktimës.

Shtyrja u kërkua nga avokatët mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për t’u njohur me provat e reja të dorëzuara nga prokurorët e SPAK, që përfshijnë përgjime të përftuara nga komunikimet në aplikacionin SkyECC.

Sipas dosjes hetimore, rrëmbimi i Jan Prengës më 17 janar 2020 lidhet me një ngjarje trafiku ndërkombëtar droge. Hetimet zbuluan se porosia për rrëmbimin kishte ardhur nga Dritan Rexhepi dhe Gentjan Funiqi, për shkak të mosdorëzimit të një sasie kokaine nga vëllai i viktimës, Astrit Prenga. Ky i fundit dyshohet se nuk e dorëzoi ngarkesën që po transportohej nga Amerika Latine drejt Britanisë së Madhe.

Jan Prenga u rrëmbye në Kamëz dhe u dërgua në kompleksin “Golden Resort” në Shijak, ku u pa për herë të fundit. Për ngjarjen janë të akuzuar edhe Martin Bleta, Korado Keshteja, Artan Doçaj, Geraldo Martini, Aldo Majnishta dhe Altin Hajri – pronari i kompleksit ku ndodhi rrëmbimi.

Exit mobile version