Site icon Informohu siç duhet

I afërmi i JLo shpërthen: Ndihet e tradhtuar dhe e tërbuar me Ben Affleck pas ndarjes

I afërmi i JLo shpërthen: Ndihet e tradhtuar dhe e tërbuar me Ben Affleck pas ndarjes

Një burim për Page Six thotë se këngëtarja latine ndihet e poshtëruar nga sjellja e të dashurit të saj, pasi ai ishte i pari që bëri lëvizjen për t’u ribashkuar dhe tani po prish martesën e tyre.

“Ajo është e tërbuar. Ajo ndjen se ai e poshtëroi atë. Ishte ai që donte që ata të ribashkoheshin dhe të ishin bashkë”, thotë burimi.

Aktori dhe këngëtarja mësohet se janë rikthyer bashkë në korrik 2021, menjëherë pasi Lopez u nda nga Alex Rodriguez.

“Lopez mendon se e ka poshtëruar sepse e ka bindur se ajo është dashuria e jetës së tij dhe e ka bërë të mendojë se marrëdhënia e tyre është gjëja më e rëndësishme”, shton më tej burimi.

Përveç kësaj, burimi theksoi faktin Lopez është shumë e mërzitur pasi kjo gjendje prek edhe fëmijët e tyre. “Janë pesë fëmijë të përfshirë në këtë. Ai e dinte se ata do të bashkonin familjet e tyre. Ai nuk e ka pranuar plotësisht që ka mbaruar”, thotë ajo./ Pagesix

 

 

Exit mobile version