Site icon Informohu siç duhet

Hysaj në historinë e kuqezinjve, thyen rekordin e Lorik Canës

Serbi-Shqipëri/ Mbrojtësi Hysaj drejt historisë, arrin rekordin e Lorik Canës

Elseid Hysaj ka hyrë zyrtarisht në librat e historisë së futbollit shqiptar si lojtari me më shumë paraqitje me fanellën kuqezi.

Mbrojtësi 31-vjeçar regjistroi ndeshjen e tij të 94-të në miqësoren ndaj Jordanisë, duke kaluar rekordin e Lorik Canës (93 ndeshje). Edhe pse nuk ishte titullar, Sylvinho e aktivizoi Hysajn 13 minuta nga fundi i ndeshjes, moment që vulosi arritjen historike.

Pas një Europiani jo të shkëlqyer, performancat e Hysajt kanë ardhur në rritje, duke treguar përkushtim dhe vazhdimësi të jashtëzakonshme në shërbim të Kombëtares.

Exit mobile version