Humbja e Milanit përballë Lacios duket se ka shuar çdo lloj ëndrre që kishin kuqezinjtë për të luftuar deri në fund me Interin për titullin kampion. Skuadra e Alegrit tashmë e sheh veten 8 pikë larg kreut dhe shanset për të arritur kushërinjtë bëhen gjithnjë e më të vogla pasi vështirë se ata mund të lëshojnë kaq shumë pikë rrugës në ndeshjet e mbetura.
Për këtë arsye, edhe një ikonë e klubit kuqezi siç është Alesandro Kostakurta, ka këshilluar pas sfidës duke folur për “Sky” se klubi duhej të përqendrohej te lufta për të mbajtur vendin e dytë në renditje dhe praninë në Champions.
“Tetë pikë me nëntë ndeshje të mbetura janë shumë. Nëse do të isha në vend të atij ekipi, unë do të filloja të mendoja për ata prapa”, tha ish-mbrojtësi i Milanit./PanoramaSport

