Aktorja e njohur Ema Andrea ka ndarë një postim prekës në rrjetet sociale pas ndarjes nga jeta të vëllait të saj binjak, Enea, duke falënderuar të gjithë ata që kanë shprehur ngushëllime dhe solidaritet.
Në mesazhin e saj, Andrea thekson se çdo fjalë ngushëlluese dhe çdo përqafim ka pasur peshën e një zemre të madhe, ashtu siç ishte edhe vetë Enea. Ajo shpreh mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të publikut, duke e konsideruar solidaritetin si një burim force për familjen në këtë moment të vështirë.
“Ju falënderojmë të gjithëve që nderuat e vazhdoni ta bëni Enean tonë! Çdo mesazh, çdo përqafim na erdhi i madh si zemra e tij! Enea në mirësinë dhe buzëqeshjen e tij ju jep bekime që na gjendet pranë. Lutem mos e harroni Enean! Jetën s’ia zgjatëm dot, por kujtimin mundemi! Do na përkëdhelë zemrat nga lart si veç Ai di ta bëjë!”, shkruan aktorja.
