Site icon Informohu siç duhet

Humbi jetën pas rrëzimit nga çatia e kishës, i jepet lamtumira e fundit priftit në Korçë

Komuniteti ortodoks i Korçës, së bashku me familjarë, miq dhe besimtarë, i dhanë sot lamtumirën e fundit priftit Kristaq Viso, i cili ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti tragjik. Ai u rrëzua nga çatia e Kishës së Shën Triadhës disa ditë më parë, ndërsa po punonte vullnetarisht për përgatitjen e materialeve që do të përdoreshin në restaurimin e manastirit të Çifligut.

Shërbesa mortore u mbajt në kishën e fshatit Çiflig, ku prifti kishte shërbyer për vite me radhë. Gjatë ceremonisë, Kryepeshkopi Joan Pelushi vlerësoi përkushtimin dhe devotshmërinë e Atë Kristaq Visos ndaj kishës dhe komunitetit.

Miku i tij i ngushtë, prifti Kristaq Mërtiri, tregoi se momenti tragjik ndodhi gjatë një pune krejt vullnetare, ku Atë Viso kishte dalë mbi çatinë e kishës për të ndihmuar në restaurim.

Prifti ndërroi jetë mëngjesin e djeshëm në Spitalin e Traumës në Tiranë, pas disa ditësh në gjendje kritike për shkak të dëmtimeve të rënda në kokë dhe trup.

Exit mobile version