Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shkëmbin e Kavajës ku një turist 66-vjeçar, me inicialet Sh. A., banues në Maqedoni, ka humbur jetën. Mësohet se ai dyshohet të ketë pësuar arrest kardiak pas hyrjes në det, rreth orës 19:00.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në këtë ngjarje të rëndë.


