SHËNGJIN– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në Shëngjin, ku punëtori 32-vjeçari ra në kontakt me rrymën elektrike më pas u rrëzua nga skela.
Fatkeqësisht i riu ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIM I POLICISË:
Shëngjin/Informacion paraprak
Rreth orës 16:45, në shëtitoren e plazhit të Shëngjinit, pranë bustit “Ëillson”, dyshohet se, si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike, ka rënë nga lartësia e një skele dhe ka humbur jetën shtetasi Z. L., 32 vjeç, banues në fshatin Mërqi, Lezhë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Radar.al

