Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës, u shpall fajtor për korrupsion në zgjedhje

    Analisti: Prokurori ka tejkaluar kompetencat, Veliaj ende nuk është njohur me dosjen

    Arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Greqi, dhunoi berberin dhe i dëmtoi makinën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Hong Kongu nis betejën kundër mushkonjave me qen robotë të armatosur

    August 18, 2025

    Autoritetet e Hong Kongut po i drejtohen teknologjisë për të frenuar kërcënimin e virusit Chikungunya, i cili përhapet nga mushkonjat e tipit Aedes. Pas regjistrimit të nëntë rasteve të importuara këtë vit, qeveria ka njoftuar se duke filluar nga muaji i ardhshëm do të vendosë në terren qen robotë të pajisur me spërkatës insekticidesh.

    Sekretari për Mjedisin dhe Ekologjinë, Tse Chin-wan, tha se këta robotë do të lehtësojnë ngarkesën e punonjësve të vijës së parë, sidomos në ditët e nxehta, duke depërtuar në terrene të vështira ku zakonisht gjenden vatrat e shumimit të mushkonjave.

    Qentë robotikë, të ngjashëm me ata të zhvilluar nga Boston Dynamics, janë të pajisur me kamera, sensorë dhe inteligjencë artificiale që u mundësojnë të zbulojnë vendet e shumimit dhe të dërgojnë të dhëna në kohë reale tek ekipet shëndetësore.

    Ndërkohë, virusi Chikungunya është në rritje në provincën Guangdong të Kinës, ku vetëm në qytetin Foshan janë raportuar mbi 7,000 raste që nga qershori. Aktualisht, në Hong Kong nuk ka trajtim të disponueshëm për këtë sëmundje.

    Përveç robotëve, qeveria po shqyrton edhe metoda të tjera për kontrollin e mushkonjave, përfshirë një teknikë të rekomanduar nga OBSH, e cila konsiston në futjen e baktereve tek mushkonjat Aedes albopictus për të reduktuar aftësinë e tyre për t’u riprodhuar dhe përhapur virusin.

    Hong Kongu Insektet robotë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës, u shpall fajtor për korrupsion në zgjedhje

    February 9, 2026

    Analisti: Prokurori ka tejkaluar kompetencat, Veliaj ende nuk është njohur me dosjen

    February 9, 2026

    Arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Greqi, dhunoi berberin dhe i dëmtoi makinën

    February 9, 2026

    Starmer nën presion, udhëheqësi laburist kërkon dorëheqjen e tij pas dosjes “Epstein”

    February 9, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Tre shenja të zodiakut që tërheqin sukses financiar gjatë gjithë javës

    Tre shenja e horoskopit që tërheqin sukses financiar gjatë gjithë javës

    Parashikimi i horoskopit 9 Shkurt, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.