TIRANË-Kryedemokrati Sali Berisha ka kryer homazhet në nder të vdekjes së aktores së madhe shqiptare, Margarita Xhepa.
Berisha shihet që është shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha, ndërsa në fjalën e tij shprehet se aktorja do të mbetet e gjallë në memorien e artit dhe kulturës shqiptare.
“Nderimin më të thellë, por edhe mirënjohjen më të pakufishme për kontributin e jashtëzakonshëm të Margarita Xhepës në 7 dekada, sa askush tjetër, në skenën dhe filmin shqiptar. Ajo nuk është më, por do mbetet përjetë e gjallë në memorien e tyre që ndoqën me aq admirim interpretimet e saj. Do mbetet e gjallë në memorien e artit dhe kulturës shqiptare.”-tha Berisha./Radar.al
Shuhet Margarita Xhepa/ Mbyllen homazhet, aktorja përcillet me duartrokitje dhe lule
Shoqja më e mirë e Ilaria Sulës: Ishte l*ftëtare, inteligjente dhe e pavarur
Shoqja më e mirë e Ilaria Sulës: Ishte l*ftëtare, inteligjente dhe e pavarur