Qytetarët e Pogradecit kanë dalë për të bërë homazhe për vrasjen në vendin ku humbi jetën Egli Proga.
Në homazhet e zhvilluara kanë marrë pjesë edhe familjarët e viktimës, mes tyre janë vënë re babai dhe motra.
Në një prononcim të shkurtër për mediat, babai i 42-vjeçarit shprehet se kërkojnë vetëm drejtësi, asgjë tjetër.
“Vetëm drejtësi, vetëm drejtësi! Të dali e vërteta, kaq”, shprehet babai i Egli Progës.
Kujtojmë se Egli Proga u dhunua nga 29-vjeçari Denis Meçe, ku dëmtimet në trup i shkaktuan atij vdekjen.

