Banka e Shqipërisë ka marrë një vendim me rëndësi në mbledhjen e sotme, duke emëruar Holta Zaçaj në detyrën e Zëvendësguvernatores së Parë, duke e bërë atë gruan e parë që mban këtë pozicion.
Sipas njoftimit zyrtar, emërimi është bërë në mbështetje të nenit 44 të ligjit nr. 8269/1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe me propozimin e Guvernatorit.
“Këshilli Mbikëqyrës zgjodhi dhe emëroi znj. Holta Zaçaj në funksionin e Zëvendësguvernatorit të Parë të Bankës së Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e institucionit.
Ky vendim shënon një hap të rëndësishëm për përfaqësimin e grave në nivelet më të larta të institucioneve financiare në vend.


