Ambasada e SHBA në Tiranë ka publikuar pamjet e anijes luftarake USS Mount Whitney, që për herë të parë ndalet në Porto Romano, Durrës. Selia diplomatike i uroi mirëseardhjen ekuipazhit, duke e cilësuar ndalesën si një moment të rëndësishëm në modernizimin ushtarak të Shqipërisë dhe në forcimin e partneritetit mes dy vendeve.
USS Mount Whitney është anija kryesore dhe komanduese e Flotës së Gjashtë të SHBA-së, si dhe Platforma e Komandës Lundruese e Forcave Detare Sulmuese dhe Mbështetëse të NATO-s. Ky vizitë shënon një hap të ri në bashkëpunimin ushtarak mes Shqipërisë dhe SHBA-së.
” MIRË SE VJEN NË SHQIPËRI, USS MOUNT WHITNEY! Kjo është ndalesa e PARË e një anijeje luftarake amerikane në Porto Romano. Mirëpresim këtë fazë të re në modernizimin ushtarak të Shqipërisë dhe këtë hap të radhës në partneritetin e fortë mes vendeve tona”, shkruan ambasada e SHBA.

