Site icon Informohu siç duhet

Historia e 15-vjeçares që ka tronditur të madh e të vogël, reagon dhe Dom Gjergj Meta: Problem serioz

Dom Gjergj Meta ka reaguar pasi një 15-vjeçare nga Gjirokastra, dyshohet se i dha fund jetës pas përballjes së vazhdueshme me bullizmin.

“Ngushëllime familjarëve të kësaj vajze. Ky po që është një problem madhor dhe emergjencë serioze.

Fatmirësisht, jo të gjithë ata që bullizohen ndërmarrin një akt kaq të skajshëm, por janë të shumtë ata që vazhdojnë të vuajnë nga bullizimi, duke marrë plagë që i ndjekin gjatë gjithë jetës,” tha Meta.

Ai theksoi nevojën urgjente për të adresuar këtë fenomen, duke e konsideruar një çështje shqetësuese për shoqërinë.

“Pse më bullizojnë mua?”/ Letra rrëqethëse që gjeti babai nga vajza 15-vjeçare, lëvizjet e fundit të saj

 

Exit mobile version