Një 22-vjeçar në Republikën Çeke po përballet me akuza të rënda pasi u zbulua se kishte operuar si dentist i rremë, duke kryer dhjetëra procedura dentare pa kualifikim profesional, vetëm duke ndjekur udhëzime të marra online.
Sipas autoriteteve, ai kishte ngritur një klinikë të paligjshme në bashkëpunim me një grua 50-vjeçare, e cila punonte si infermiere dhe siguronte materiale mjekësore, si dhe një burrë 44-vjeçar që prodhonte impiantet dentare.
Treshja dyshohet se ka fituar rreth 160 mijë euro nga aktiviteti i tyre ilegal. Ata akuzohen për ushtrim të paligjshëm të profesionit, pastrim parash dhe vjedhje, ndërsa të gjithë janë deklaruar fajtorë.
Policia nuk ka bërë të ditur nëse ndonjë pacient ka paraqitur ankesa për trajtimin e marrë, por rasti ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik dhe profesionistët e shëndetësisë.
Të pandehurit rrezikojnë deri në 8 vite burg.

