TIRANË– Deklarata e Donja Memës në “Mirëmbrëma Yje” nga Arbana Osmani mesa duket ka shkaktuar menëjherë debate përsa i përket faktit që Kiara Tito e ka hequr moderatoren nga Instagrami.
Për këtë deklaratë ktheu përgjigje vetë Kiara në emisionin “Goca dhe Gra” duke thënë se ka qenë Dojna ajo që e ka hequr Kiarën dhe jo anasjelltas.
Ndërkohë sot Dojna për këtë përgigje nga Kiara ka reaguar përmes një postimi në Instastory.
Ajo ka postuar një bisedë private me motrën në WhatsApp, e cila i thotë “Hiqe Kiara Titon”, ndërsa më pas ka ndarë një mesazh të gjatë duke theksuar se gjithmonë i jep përgjigje të drejtpërdrejta çdo pyetjeje, qoftë edhe para kamerave.
“Mua kur më bëjnë një pyetje direkte, kam mjaftueshëm kёllqe për t’u përgjigjur drejt. E bëj edhe për rehatinë time, që të mos mbaj mend gënjeshtra. Tema është e varfër, ndaj nuk shoh interes të veçantë për ta zgjatur më shumë publikisht. Ditë të mbarë.”– shkruan ajo, duke publikuar dhe mesazhin me motrën, aty ku thotë; Unë as nuk fola keq për të’./Radar.al

Arbana Osmani, emër i ndaluar për t’u përmendur në Top Channel (VIDEO)
PD kërkon shkarkimin e Presidentit, Bardhi: Ka 7 raste të rënda të shkeljes së Kushtetutës