Himara voton sot kryetarin e ri të bashkisë.
Sipas burimeve mësohet se janë 23 mijë e 74 qytetarë që janë thirrur për të votuar mes dy kandidatëve, Vangjel Tavo i PS dhe Petro Gjikuria i cili kandidon nën siglën “Bashkë Fitojmë’ të partive opozitare, me në krye PD dhe PL, i propozuar dhe i mbështetur nga Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) dhe të organizata minoritare OMONIA.
Deri në orën 12:00 u numëruan 5135 votues nga 21949 votues që ushtruan të drejtën e votës, përafërsisht 23 %. Vihet re një pjesëmarrje më e shtuar e votuesve në krahasim me zgjedhjet e 14 majit 2023.
Burimet bëjnë me dije se deri në këtë orë në qendrat e votimit janë paraqitur 200 qytetarë me karta identiteti të skaduara të cilët nuk janë lejuar të votojnë.
Procesi i votimit ka vijuar normalisht por problematikë është shfaqur me votues të cilët u kishte skaduar karta e identitetit dhe sipas ligjit ata nuk lejohen të votojnë.
Organizata minoritare OMONIA akuzon Ramën dhe thotë se në këtë mënyrë privohen nga e drejta e votës mbi 6 mijë qytetarë.
Ndërkohë Vangjel Tavo, kandidati socialist për bashkinë e Himarës thotë se askush nuk mund të dalë mbi ligjin.
Kandidati rival theksoi se ndryshe nga zgjedhjet e 14 majit, këtë vit trajtimi i qytetarëve në Himarë ka qenë i diferencuar lidhur me kartat e skaduara. Në një reagim të saj KQZ sjell në vëmendje se nuk është organi kompetent për shtyrjen e afateve të vlefshmërisë të dokumenteve të identifikimit.

