Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Në rast të aneksimit të Groenlandës, politikani gjerman Hardt sugjeron bojkotimin e Kupës së Botës në SHBA

    Ambasadori Gonzato: Bullizmi kibernetik kërcënim në rritje për fëmijët

    Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Hetuesit kontrollojnë vendin e rrëzimit të avionit Air India

    June 13, 2025

    Hetuesit e kanë kontrolluar të premten vendngjarjen e njërës prej tragjedive më të mëdha ajrore në Indi, për të gjetur shkaktarin e rrëzimit të avionit Air India.

    Ndërkohë, kryeministri indian, Narendra Modi, u takua me udhëtarin e vetëm që mbijetoi, një ditë pasi avioni u rrëzua pak minuta pasi ishte ngritur nga pista, duke i lënë të vdekur 241 njerëz në bord dhe disa të tjerë në tokë.

    Avioni Boeing 787 – që po fluturonte për në Londër – e goditi një konvikt të një kolegji mjekësor në një zonë banimi në qytetin veriperëndimor të Ahmedabadit, pak minuta pasi u ngrit në ajër të enjten.

    Shumica e trupave ishin djegur deri në atë shkallë sa nuk njiheshin më, ndërsa autoritetet po kryejnë teste të ADN-së për identifikimin e viktimave. Pritet të gjenden më shumë trupa gjatë kërkimit në vendin e aksidentit. Nuk dihet nëse kuti të zeza – regjistruesit e të dhënave të fluturimit dhe të zërit në kabinë – janë gjetur.

    “Të gjithë jemi të tronditur nga kjo tragjedi ajrore në Ahmedabad. Humbja e kaq shumë jetëve në mënyrë kaq të papritur të lë pa fjalë”, tha Modi në rrjetet sociale pas vizitës në vendngjarje. “Ne e kuptojmë dhimbjen e tyre dhe e dimë që boshllëku i krijuar do të ndihet për vite me radhë”.

    Modi takohet me të mbijetuarin e vetëm

    I mbijetuari u takua me Modin në spitalin qeveritar ku po trajtohet për djegie dhe lëndime të tjera.

    Vishëaskumar Ramesh i tha transmetuesit kombëtar të Indisë se ende nuk mund të besojë që është gjallë.

    Ai tha se avioni dukej sikur ishte bllokuar në ajër disa sekonda pas ngritjes. Dritat e gjelbra dhe të bardha u ndezën dhe avioni dukej se nuk mund të ngrihej lart para se të rrëzohej.

    Ramesh tha se ana e avionit ku ai ishte ulur ra mbi katin e parë të një ndërtese dhe kishte hapësirë që ai të shpëtonte pasi dera u hap. Ai hoqi rripin e sigurisë dhe doli nga avioni.

    “Kur hapa sytë, kuptova që isha gjallë”, tha ai.

    Bordi i Hetimit të Aksidenteve Ajrore të Indisë po heton, dhe pritet që në hetim të marrin pjesë edhe përfaqësues nga Bord i Sigurisë së Transportit Kombëtar të SHBA-së, Administrata Federale e Aviacionit, Boeing dhe General Electric.

    Mjekët po kryejnë teste ADN-je për identifikimin e viktimave, tha presidenti i Federatës së të gjitha Asociacioneve Mjekësore të Indisë, Akshay Dongardiv.

    Dy mjekë në spital thanë se trupat e katër studentëve mjekësorë të vrarë në tokë pas rrëzimit të avionit u dorëzuan familjeve të tyre. Ata thanë se të paktën 30 studentë të tjerë të plagosur ishin ende në spital dhe të paktën katër prej tyre janë në gjendje kritike.

    Modi pritet të mbajë një takim me zyrtarë të lartë më vonë të premten. Ai gjithashtu takoi disa nga të plagosurit në tokë gjatë vizitës në spital./rel

    Izraeli mbyll ambasadat në të gjithë botën pas sulmeve ndaj Iranit!

    Air India Rrezimi i avionit ne Indi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Në rast të aneksimit të Groenlandës, politikani gjerman Hardt sugjeron bojkotimin e Kupës së Botës në SHBA

    January 17, 2026

    Ambasadori Gonzato: Bullizmi kibernetik kërcënim në rritje për fëmijët

    January 17, 2026

    Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

    January 17, 2026

    Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

    January 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i Horoskopit 16 janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Kjo shenjë dashuron fort, por lodh shpejt. Pse lidhjet me Dashin janë të rrezikshme

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju, horoskopi për ditën e sotme 15 Janar 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.