Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ish-zv.ministri shpërthen në gjykatë: Çështja ‘Sterilizimi’ është një montim politik, 19 vite paragjykim e mashtrim publik!

    Operacioni Shqipëri-Itali/ Cilat janë bizneset e njohura që u sekuestruan nga SPAK

    Mbeti jashtë Kuvendit/ Braimllari: Ps me garë të fortë. Humbja e opozitës dihej

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Hetuesit e BKH u filmuan, u detyruan të zhvendosen. Pastaj…”, Prokuroria nis hetimet për incidentin në Fier

    April 17, 2025
    Përplasja në Fier/ Zbardhen emrat e tre të arrestuarëve, nipërit e Agron Kapllanajt
    Demo

    Prokuroria e Fierit ka nisur hetimet dhe ka kërkuar nga gjykata vlerësimin e masës së arrestit për tre personat e ndaluar në Fier, të afërm të ish-kryebashkiakut të Mallakastrës Agron Kapllanaj pas incidentit me hetuesit e BKH.

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Fier ka regjistruar procedimin penal nr. 509, datë 16 prill 2025, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim, në bazë të neneve 237/3 dhe 25 të Kodit Penal.

    Procedimi u regjistrua pas një incidenti të ndodhur në zonën e “Rrethrrotullimit të Parkut”, Fier, ku disa persona ushtruan dhunë fizike ndaj hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe oficerëve të Forcës së Posaçme Operacionale, të cilët po zhvillonin veprime hetimore në kuadër të një çështjeje të Prokurorisë së Posaçme SPAK, në aksin Fier–Patos, pranë fshatit Portëz e Madhe.

    Sipas hetimeve paraprake, fillimisht hetuesit u filmuan nga një shtetas i identifikuar si O.I., çka i detyroi të zhvendosen. Më pas, rreth 30 minuta më vonë, ata u sulmuan fizikisht nga disa persona të ardhur me tre automjete, pavarësisht se punonjësit ishin prezantuar si zyrtarë të shtetit.

    Prokuroria ka kërkuar në gjykatë vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurisë për shtetasit K.K., L.K. dhe G.K., të cilët dyshohet se janë të afërm të Agron Kapllanajt.

    Institucioni i akuzës thekson vendosmërinë për të hetuar dhe ndëshkuar çdo akt dhune ndaj punonjësve të policisë dhe zyrtarëve të tjerë shtetërorë, duke mbrojtur ligjshmërinë dhe rendin publik.

    Agron Kapllanaj bkh Fier policia Prokuroria
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ish-zv.ministri shpërthen në gjykatë: Çështja ‘Sterilizimi’ është një montim politik, 19 vite paragjykim e mashtrim publik!

    May 21, 2025

    Operacioni Shqipëri-Itali/ Cilat janë bizneset e njohura që u sekuestruan nga SPAK

    May 21, 2025

    Mbeti jashtë Kuvendit/ Braimllari: Ps me garë të fortë. Humbja e opozitës dihej

    May 21, 2025

    Vr*ja e Ermir Dedjas/ Shokë dhe familjarë, policia merr në pyetje të afërmit e viktimës

    May 21, 2025
    Mos e humb
    Fokus May 19, 2025

    “Pilotët të trajnohen nga shqiptarët”/ Zbulohen letrat, Partia Komuniste Greke kërkoi ndihmë nga diktatori Hoxha

    Dr. Stavros Dagios është një nga njohësit më të mirë, nëse jo më i miri,…

    Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

    700 italianë të vr*rë gjatë pushtimit të Shqipërisë më 7 prill 1939. Shifra që na bën shumë krenarë sot

    Besëlidhja synon triumfin në Ligën Unike — Përballje me Sigal Prishtinën në gjysmëfinale

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 21 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 20 maj 2025

    Horoskopi për ditën e sotme, 19 Maj 2025

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.