Një ngjarje e pazakontë, por plot humanizëm, ka ndodhur në lumin Bistricë, ku një shofer humbi kontrollin e automjetit dhe përfundoi në ujë.
Falë reagimit të menjëhershëm të disa qytetarëve dhe një infermiereje të huaj që ndodhej rastësisht aty pranë, u arrit të shpëtohej jeta e tij.
Të pranishmit nuk humbën asnjë sekondë, duke u futur në ujë dhe bashkëpunuar për ta nxjerrë shoferin nga automjeti që po fundosej. Infermierja e huaj, me përvojën e saj mjekësore, i dha ndihmën e parë në vendngjarje, duke stabilizuar gjendjen e tij deri në mbërritjen e autoambulancës.
Falë këtij akti të guximshëm dhe ndërhyrjes së shpejtë, shoferi u transportua me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Radar.al


