Heroi i finales së Evropianit në Gjermani ishte Mikel Oyarzabal, i cili i siguroi Spanjës titullin kampion.
Oyarzabal ka lindur në qytetin Elorri, që ndodhet në pjesën lindore të rajonit bask, aktualisht aty jeton nëna e tij.
Të ëmës nuk i lejohet të dalë nga shtëpia pasi Oyarzabal u shpall tradhtar në atë qytet sepse Spanja nuk shihet si shteti i tyre.
Në një ndërtesë të qytetit u vendos pankartë ku shkruheshin emrat Merino dhe Oyarzabal duke qenë se ata luajnë për kombëtaren spanjolle, gjë që është qartësisht e pafalshme për ta.
Sipas burimeve asnjëri nuk tentoi ta hiqte pankartën edhe 24 orë pas shfaqjes së tij.
“Banorët nuk duan të komentojnë grafitin dhe pankartën kur i pyet. Jo vetëm që nuk e dënojnë mesazhin, madje disa e justifikojnë duke thënë se futbollistët janë tradhtarë.
Ka pasur vetëm disa përjashtime, të cilët nuk e bëjnë këtë. Shumica prej tyre refuzojnë të flasin, madje nuk duan të ndalojnë”, raporton një gazetar i gazetës “OK Diario”.
Vlen të kujtojmë që rajoni bask nuk identifikohet me shtetin e Spanjës.